Ancelotti: Real Madrid do garojë për Ligën e Kampionëve

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp para përballjes ndaj Interit.

Sport

14/09/2021 18:55

Dy gjigantët evropianë do garojnë nesër në “San Siro”, shkruan lajmi.net.

Tekniku italian në konferencë për shtyp ka treguar gjendjen e lojtarëve, derisa thotë se do garojnë për të gjitha trofetë.

“Skuadra ka punuar mirë, jemi të emocionuar. Inter ka strukturë të ngjashme si edicionin e kaluar, me trajnerët tjetër. Duam të fitojmë, dominojmë dhe luajmë mirë. Kjo është shumë e veçantë për klubin”.

“Liga e Kampionëve për mua është e veçantë, e kam fituar dy herë si lojtar dhe disa herë si trajner. Viti i 10-të është i veçantë”.

“Inter ka lojtarë të mirë që janë duke kaluar në formën e duhur. E fituan Ligën edicionin e kaluar”.

“Është vështirë të thuhet se jemi favorit për LK, por do garojmë. Kundërshtarët janë shumë të fortë, pra ne do garojmë për të gjitha”.

Tutje, Ancelotti zbuloi se Bale do jetë jashtë fushës edhe për disa ditë, pas spekulimeve se do mungojë me muaj.

“Marcelo u stërvit mirë, por në fund ndjeu dhimbje, lëndimi nuk është seriozë, por i ndaloi të udhëtonte me ne dhe Bale do mungojë për disa ditë”, nënvizoi tekniku italian.

Përballja mes Interit dhe Realit zhvillohet nesër./Lajmi.net/