Ancelotti ‘provokon’ Mavrajn me birra (FOTO)
Carlo Ancelotti ka thënë se për çdo pikë të fituar ndaj Kolnit të Mërgim Mavrajt, do të konsumojë nga një birrë.

Sport
Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka ngacmuar në mënyrë indirekte mbrojtësin e Kolnit, Mërgim Mavraj.
Strategu italian ka thënë se për çdo pikë të fituar ndaj Kolnit të Mavrajt, do të konsumojë nga një birrë.
“Do të përpiqem të pi tri birra, nëse marrim tri pikët ndaj Kolnit. Pra, për çdo pikë të marrë do konsumoj një birrë. Ndoshta i bëj dhe katër”, ka deklaruar Ancelotti, përcjell “Lajmi.net”.
Mavraj ishte në qendër të polemikave pasi kishte larguar logon e Birrës Peja nga fanella e tij në stërvitje me Kombëtaren shqiptare.