Ancelotti ngacmon Mourinhon

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se skuaadra e ka harruar periudhën e drejtimit të Jose Mourinhos, menjëherë pas ardhjes së tij në klub.

Sport

24/01/2015 09:01

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nga ngacmuar paraardhësin e tij Jose Mourinho, duke thënë se skuadra e ka harruar periudhën gjatë së cilës drejtohej nga portugezi.

Mourinho u largua nga Santiago Bernabeu në verën e vitit 2013 mes shumë pakënaqësive dhe përqarjeve në zhveshtore.

Por, Ancelotti nuk ka probleme të tilla.

“Nuk i njoh mirë metodat e Mourinhos. Ai punon në mënyrë të njëjtë si unë, ushtrojmë shumë me topin”, deklaroi Ancelotti.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur mes tij dhe futbollistëve para se të vij unë. Kur kam ardhur filloi një cikël i ri, e ai i vjetri është harruar”, u shpreh ai.