Ancelotti: Ne varemi nga Benzema dhe jam i lumtur për këtë

Përpara ndeshjes së kthimit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve me Chelsea, Carlo Ancelotti doli në konferencë për shtyp.

Sport

11/04/2022 14:25

Ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet dy gjigantëve evropian përfundoi 3:1 në favor të Real Madridit.

Carlo gjatë konferencës për shtyp tha se beson që ‘Londinezët’ do të përpiqen të rikthejnë rezultatin.

“Chelsea do të përpiqen. Është fryma e futbollit dhe skuadrat e mëdha nuk dorëzohen asnjëherë”, tha italiani, përcjell lajmi.net.

Ancelotti nuk ngurroi të thotë se ekipi i tij varet nga Benzema dhe ai u shpreh i lumtur për këtë fakt.

“Ne jemi të varur nga Benzema nuk do ta mohojmë. Jam i lumtur që varemi nga ai. Është një realitet dhe një gjë e mirë”, tha trajneri.

Ndeshja e kthimit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Real Madridi – Chelsea zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/