Ancelotti: Ky është futbollisti më i mirë i Realit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka lavdëruar Cristiano Ronaldon duke thënë se portugezi ka qenë futbollisti më i mirë i Los Blancos gjatë këtij sezoni.

Sport
Carlo Ancelotti nuk ka dyshim, ai thotë se Cristiano Ronaldo ka qenë futbollisti më i mirë i Real Madridit, gjatë këtij sezoni.
“Ronaldo ka arritur në një pikë ku dikush nuk e di as sa gola i ka shënuar”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.
“E kam humbur llogarinë, nuk mund t’i numëroj”, shtoi ai.
“Ai ka dhënë maksimumin për ekipin, në luftën për tituj. Ronaldo nuk mund të kërkohet të bëjë më tepër se që ka bërë gjatë këtij viti”, theksoi italiani.