Ancelotti: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve
Carlo Ancelotti ka befasuar duke parashikuar se Paris Saint-Germain do ta fitojë Ligën e Kampionëve, gjatë këtij sezoni.

Sport
Carlo Ancelotti beson se në Ligën e Kampionëve këtë sezon do të ndodhë një befasi.
Ai ka parashikuar se ish skuadra e tij, Paris Saint-Germain do ta fitojë trofeun e kampionit të Evropës, për klube.
“Do të ketë një befasi, Paris Saint-Germain do ta fitojë Ligën e Kampionëve”, u shpreh Ancelotti gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.