Ancelotti: Kundër Dortmundit me karakter
Carlo Ancelotti e konsideron mjaft të fortë kundërshtarin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmudin. Trajneri i Real Madridit thotë se është e nevojshme që ekipi i tij të luajë me guxim dhe karakter. “Nëse duam ta eliminojmë Dortmundin, dueht të jemi të guximshëm dhe me karakter. Është nëj ekip shumë i fortë, me…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201403/full/Ancelotti6.jpg)
Sport
Carlo Ancelotti e konsideron mjaft të fortë kundërshtarin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmudin.
Trajneri i Real Madridit thotë se është e nevojshme që ekipi i tij të luajë me guxim dhe karakter.
“Nëse duam ta eliminojmë Dortmundin, dueht të jemi të guximshëm dhe me karakter. Është nëj ekip shumë i fortë, me përvojë dhe me lojtarë të mëdhenj”, deklaroi trajneri italian.
Ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat dhe PSG’së beson se Dortmundi do të ketë motiv shtesë në Ligën e Kampionëve, pasi nuk ka më gjasa për të luftuar për titull të kampionit në Bundesligë.
“Ekipi gjerman është mjaft i mirë dhe mjaft i organizuar, sidomos në mbrojtje. Ata luajnë shkëlqyeshëm në kundërsulme”, vazhdoi ai.
Sezonin e kaluar, Dortmundi e kishte eliminuar Realin në gjysmëfinale të Championsit, ndërsa në finale humbi nga Bayern Munichu.
“Tremujori final do të jetë krejtësisht i hapur”, përfundoi Ancelotti, i cili e vuri në dukje një tjetër duel interesant, atë spanjoll ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Reali do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndaj verdh e zinjve më 2 prill në Madrid, ndërsa do të luajë gjashtë ditë më vonë në Gjermani, në lojën e kthimit.