Ancelotti kthehet në Milan
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti mund të kthehet në Milan, pas përfundimit të këtij sezoni duke e zëvendësuar Filippo Inzaghin.

Sport
Carlo Ancelotti është objektivi kryesor i Milanit për pasardhës të Filippo Inzaghit.
Ish sulmuesi nuk pritet të mbetet në postin e trajnerit të Rossonerëve pas përfundimit të këtij sezoni.
Kurse, strategu i Real Madridit, Ancelotti, është dëshira më e madhe e krerëve të klubi nga San Siro, ka bërë të ditur “Gianlucadimarzio.com”.
Ish trajneri i Milanit është shndërruar në një prej strategëve më të kërkuar pasi së fundmi është përmendur si objektiv i Bayern Munichut për pasardhës të Pep Guardiolës, në rast se ndahet me Los Blancos në fund të këtij sezoni.