Ancelotti: Kështu do ta eliminojmë Atleticon

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur planin e tij për ndeshjen e kthimit kundër Atletio Madridit

Sport

21/04/2015 14:44

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka zbuluar planin e tij për ndeshjen e kthimit kundër Atletio Madridit.

Los Blancos kanë barazuar pa gola në duelin e parë dhe synojnë gjysmëfinalen pas takimit në Santiago Bernabeu, të mërkurën.

“Ne nuk kemi fituar ende këtë sezon ndaj Atleticos sepse është një ekip i fortë. Ata kanë një sulm dhe mbrojtje shumë të mirë”, ka deklaruar Ancelotti në konferencën për media.

“Ne do ta luajmë këtë ndeshje pa nxituar dhe shumë të koncentruar. Ne kemi shumë minuta për të fituar, qëllimi ynë është që në fund të fitojmë”, shtoi ai.

Realit në këtë ndeshje do t’i mungojnë Gareth Bale, Karim Benzema dhe Luca Modric për shkak të lëndimeve. “Unë do ta qesë në fushë ekipin më të mirë për të fituar dhe të luajnë si në ndeshjen e parë”, u shpreh italiani.