Ancelotti kërkon rikthimin e Ronaldos në Real Madrid

Real Madridi është në kërkim të përforcimeve të reja.

Sport

17/08/2021 08:01

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti është duke kërkuar përforcime në repartin e sulmit, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘El Chiringuito’, timonieri i Los Blancos i ka njoftuar drejtuesit e klubit se dëshiron ta ketë në ekip sërish Cristiano Ronaldon.

Ronaldo thuhet se është gjithashtu i hapur për një largim nga Juventusi ku ka kontratë deri në vitin 2022, megjithatë ende nuk ka vendosur ta rinovojë atë.

Rikthimi i tij në Madrid duket i mundshëm duke marrë parasysh lidhjet e mira që ka ai me Carlo Ancelottin.

Megjithatë e ardhmja e portugezit do të mbetet e paqartë deri në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, pasi edhe PSG dhe Man City dëshirojnë transferimin e tij. /Lajmi.net/