Ancelotti i nxjerr problem Benitezit

Kritikat e trajnerit të ri të Real Madridit, Rafa Benitez për paraardhësin e tij Carlo Ancelotti i kanë nxjerr atij një problem me futbollistët e ekipit.

Sport

16/10/2015 10:51

Rafa Benitez ka thënë se është i pakënaqur me atë që bëri skuadra një edicion më parë nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Por, kritikat për paraardhësin e tij i kanë nxjerr Benitezit një problem me futbollistët e ekipit.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, kritikat ndaj italianit nuk janë pritur mirë nga skuadra.

Në fakt, futbollistë të Real Madridit – në mesin e tyre edhe Cristiano Ronaldo – ende e ndjejnë mungesën e Ancelottit.