Ancelotti i frustuar me sulmin: Në dy ndeshje, vetëm një gol të shënuar

Carlo Ancelotti është shprehur shumë i frustuar me fazën ofanzive të skuadrës së tij që përbëhet nga Ronaldo, Bale dhe Benzema, duke thënë se ata kanë shënuar vetëm një gol në dy ndeshjet e fundit dhe atë nga penalltia.

Sport

07/03/2015 20:15

Ancelotti është shprehur shumë i frustuar sidomos me fazën e sulmit, të cilët sot nuk kanë shënuar asnjë gol në stadiumin San Mames.

“Në dy ndeshje ne kemi shënuar vetëm një gol, dhe atë nga penalltia. Duhet ta rregullojmë këtë gjë. Duhet të jemi më të saktë para golit”, tha Ancelotti pas takimit.

“Përndryshe, ndeshja ishte e balancuar. Ata janë mbrojtur mirë, ndërsa problemi jonë është i qartë – faza ofanzive”.

“Shumë trajnerë, kur gjërat shkojnë keq, thonë se nuk është skuadra ime. Por, unë them se kjo është skuadra ime dhe unë duhet të fajësohem”, përfundoi italiani.