Ancelotti gjen klubin e ri
Carlo Ancelotti është kandidat për trajner të ri të Romës, në rast të shkarkimit të Rudi Garcias.

Sport
Rudi Garcia rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit të Romës.
Humbjet e njëpasnjëshme nga Barcelona në Ligën e Kampionëve dhe Atalanta në Serie A, e kanë vënë nën presion të madh.
Madje, drejtuesit e klubit tashmë janë duke konsideruar pasardhësit e tij.
E, në mesin e tyre është Carlo Ancelotti, raportojnë mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.
Ancelotti është i lirë, pas shkarkimit nga Real Madrid gjatë verës.