Ancelotti flet para ndeshjes me Barcelonën, thotë se gabimet në Superkupë nuk do t’i bëjnë në Kupën e Mbretit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit. Tekniku italian është deklaruar edhe për gjendjen e disa futbollistëve që janë në dyshim. “Rodrygo është stërvitur, duket se ai është mirë, por ne do të marrim një vendim…

Sport

01/03/2023 14:14

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit.

Tekniku italian është deklaruar edhe për gjendjen e disa futbollistëve që janë në dyshim.

“Rodrygo është stërvitur, duket se ai është mirë, por ne do të marrim një vendim më pas”, tha fillimisht Ancelotti në konferencë për media, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton Lajmi.net.

“Aurelien është mirë, po rikuperon gjendjen e tij dhe mund të jetë titullar”.

“Camavinga po bën shumë mirë dhe kjo është mirë, të kesh dy lojtarë të këtij niveli na jep diçka më shumë”.

“Hazard është mirë, ai është duke u stërvitur dhe dëshiron të ketë minuta, ai mund t’i ketë ato në ndeshjet e ardhshme”.

Tutje, Ancelotti tha se “mbretërit” duan ta fitojnë trofeun e Kupës së Mbretit dhe se gabimet që kanë bërë në Superkupë, nuk do të përsëriten tani.

“Ne kemi vlerësuar gjithçka. Në Superkupë na ka munguar përkushtimi dhe forca, me gabime individuale që nuk do të përsëriten më. Jemi pranë fitimit të një kompeticioni të rëndësishëm dhe do të garojmë. Nuk është ndeshja vendimtare, por ne duam të fitojmë një avantazh”, shtoi trajneri italian.

Ndeshja e parë ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid./Lajmi.net/