Ancelotti e refuzoi Liverpoolin

Liverpool ia kishte ofruar postin e menaxherit Carlo Ancelottit, para Jurgen Kloppit.

Sport

13/10/2015 19:30

Ish-trajneri i Tottenham, Harry Redknapp, ka zbuluar se skuadra e Liverpoolit kishte tentuar të nënshkruante me Carlo Ancelotin fillimisht, pas shkarkimit të Brendan Rodgers, mirëpo italiani nuk e kishte pranuar ofertën.

“Kam dëgjuar nga burime të sigurta se Ancelottit i ishte ofruar puna te Liverpool”, ka thënë Redknapp për Talksport.

“Nuk mendoj që ai ka pasur dëshirë. Ata kanë biseduar në një fazë të caktuar”, shtoi ai.