Ancelotti: Duhet ende përmirësime, më pëlqen kur lojtarët nuk janë të lumtur

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Mallorcas.

Sport

21/09/2021 17:39

Reali është ende i pamposhtur nën urdhrat e teknikut italian, derisa nesër do përballen me Mallorcan, shkruan lajmi.net.

Tekniku italian ka folur për disa tema në konferencë për shtyp para kësaj ndeshje.

Ndryshime ndaj Mallorcas?

Por, do këtë disa ndryshime, por do bisedojë me lojtarët se pari pastaj do shikojë formën e tyre”.

“Gjërat janë duke shkuar mirë, por do këtë kohë të vështirë gjatë këtij sezoni. Nëse mbajmë shpirtin, do t’ia dalim mirë”.

Situata e Asensios?

“Mendoj se të gjithë lojtarët e dinë vendin në skuadër, nuk do ishte normale nëse do ishte i lumtur me këtë situatë. Isco i palumtur? Kjo është mirë. Nuk më pëlqen kur lojtarët janë të lumtur nëse nuk luajnë”.

Mirë për Vinicius mos ardhja e Mbappe?

“Nuk e di atë, por Vini ka besim të plotë”.

Loja e mirë apo fitorja?

Fitorja është e para, por edhe të luajmë mirë ndonjëherë është më mirë se fitore. Në futboll, bilanci është çelësi, duhet të përformojmë mirë, me dhe pa top”.

Camavinga

“Ai ka gjithçka për të qenë lojtar i Real Madridit, është i lirë, luan me dëshirë dhe provon të bisedojë në gjuhën spanjolle me bashkëlojtarët. Është bukur të shohësh dikë si ai në skuadër”.

“Eduardo mund të luajë në çdo pozitë. Është mesfushor i kompletuar, mund t’i mbulojë gjithë pozitat”.

Lëndimet?

“Ndodhin brenda çdo klubi. Të gjithë ndeshjet që jemi duke luajtur, i lodhin lojtarët fizikisht. Por, duhet të mësohemi me ta”.

“Carvajal mungon nesër, por Kroos, Mendy dhe Marcelo do rikthehen brenda javës”, nënvizoi ai.

Ndeshja mes Realit dhe Mallorcas nis në ora 22:00./Lajmi.net/