Ancelotti: Do të doja në Stamboll finalen Real Madrid-Milan
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, i ftuar në “Radio Anch’io Sport” në “Rai Radio 1”, komentoi për sfidën Real Madrid-Chelsea, por foli edhe për sfidën Milan-Napoli, ndeshjen e parë çerekfinale të Championës League ndërmjet ekipit të fundit italian të drejtuar dhe atij që ai fitoi shumë trofe. “Në këtë lloj ndeshjeje lojtarët do të…
Sport
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, i ftuar në “Radio Anch’io Sport” në “Rai Radio 1”, komentoi për sfidën Real Madrid-Chelsea, por foli edhe për sfidën Milan-Napoli, ndeshjen e parë çerekfinale të Championës League ndërmjet ekipit të fundit italian të drejtuar dhe atij që ai fitoi shumë trofe.
“Në këtë lloj ndeshjeje lojtarët do të ndiejnë presion, do të jenë shumë të motivuar, ndaj nuk nevojë për fjalime motivuese. Fjalimi që do të bëhet lidhet me strategjinë e ndeshjes, duke u përpjekur të japë indikacione të qarta dhe të thjeshta për lojtarët, për t’i bërë ata të ndihen të përfshirë. Është gjithashtu një mënyrë për të lehtësuar presionin që këto ndeshje kanë.
A është e vërtetë që jam takuar me Maldinin dhe i dhashë se do të takohemi në Stamboll? Po, ishte një dëshirë për Milanin, që më pëlqen. Në realitet, Milan-Napoli do të jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar dhe shumë e pasigurt. Mendoj se do të ishte mirë të takohesha me Milanin në finalen e Stambollit, por në fakt të gjithë duan të shkojnë atje”, përfdundoi Ancelotti.