Ancelotti: Benzema ishte fantastik

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përgëzuar performancën e Benzemas në takimin kundër Sociedadit duke thënë se performanca e tij ishte thjeshtë fantastike.

Sport

31/01/2015 21:19

Ancelotti e ka cilësuar si fantastike performancën e Karim Benzemas në takimin e fundit kundër Real Sociedadit.

“Benzema luajti një ndeshje fantastike. Si të gjithë sulmuesit tanë, ai ka shumë kualitete dhe është shumë efektiv”, tha Ancelotti për reporterët.

“Ne i kemi përfunduar shumë takime me Benzeman si golashënues. Golat e shënuara nga ai sot ishin të kualitetit shumë të lartë”.

“Ai është sulmues që shkon në të gjithë zonën”, përfundoi trajneri italian.