Ancelotti: Bale e kishte të vështirë të pasonte te Ronaldo
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk ka biseduar fare me Balen sa i përket çështjes së egoizmit, pasi ai ka thënë se uellsiani e kishte shumë të vështirë të pasonte te Ronaldo.

Sport
Bale nuk pasoi te Ronaldo pasi një gjë e tillë ishte shumë e vështirë për tu bërë, gjithnjë sipas fjalëve të trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelottit.
“Unë e kam shikuar këtë rast dhe e kam vërtetuar se Bale e kishte shumë të vështirë për të pasuar. Nuk kam pasur nevojë të flas me Balen për këtë rast”.
“Ai kishte një ndeshje fantastike kundër Espanyolit dhe mendoj se do të bëj një performancë të shkëlqyer kundër Atletico Madridit. Ronaldo dhe Bale kombinohen në mënyrë perfekte”, përfundoi trajneri italian.