Ancelotti afër Romës
Carlo Ancelotti është gjithnjë e më pranë emërimit në postin e trajnerit të Romës.

Sport
Carlo Ancelotti do të rikthehet në Serie A.
Sipas mediave italiane, ish trajneri i Real Madridit është favorit për të zëvendësuar Rudi Garcian në bankinën e Romës.
Francezi është nën presion pas rezultateve të dobëta në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Andaj, Ancelotti konsiderohet si pasardhës ideal i tij.
Ancelotti është i lirë pas largimit nga Real Madrid, në fund të sezonit të shkuar.