Analiza e antitrupave të rezusit – Pse është aq e rëndësishme në shtatzëni?

Për një shëndet të mirë të foshnjës dhe tuajin, ky test është shumë i nevojshëm.

Lifestyle

24/03/2021 09:24

Rezusi është një lloj proteine, që gjendet në sipërfaqen e rruazave të kuqe të gjakut, shkruan “Living”.

Kjo proteinë gjendet te më shumë se 85 për qind e njerëzve dhe thuhet se kanë rezus pozitiv. Ata që nuk e kanë, thuhet se janë me rezus negativ, transmeton lajmi.net.

Në rast se nuk jeni shtatzënë, rezusi nuk ka asnjë ndikim në shëndetin tuaj.

Gjatë shtatzënisë, nuk keni pse shqetësoheni nëse keni rezus pozitiv, por nëse rezusi është negativ dhe foshnja është me rezus pozitiv, gjë e cila mund të ndodhë nëse partneri juaj është me rezus pozitiv, mund të shfaqet një problem që quhet papajtueshmëria e rezusit.

Nëse keni rezus negativ, muajin e shtate mund të bëni imunoglobulinën Rh (RhIg). Ky injeksion është si një policë sigurimi.

Imunoglobulina (RhIg) vesh me rezus pozitiv të gjitha qelizat që mund të jenë duke lëvizur në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe bën të mundur që ato të mos njihen si qeliza të huaja.

Meqë nuk ka më asnjë faktor rezusi me të cilin mund të ndeshen, antitrupat nuk do të formohen fare. Konsiderojeni këtë si një goditje parandaluese kundër formimit të antitrupave Rh. /Lajmi.net/