Analisti pro-VV, Blerim Gashi nuk pajtohet me Kurtin: Nuk është strategji e mirë, nuk na nxjerrë nga bllokada
Analisti që njihet si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Gash në një paraqitje televizive nuk është pajtuar me strategjinë bllokuese të Kuvendit që ka zgjedhur Albin Kurti. Sipas Gashit, kjo strategji nuk është e mirë dhe se nuk e nxjerrë vendin nga bllokada, transmeton lajmi.net “Nuk e shoh se ka lëvizje sa i përket konstituimit…

Lajme
Analisti që njihet si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Gash në një paraqitje televizive nuk është pajtuar me strategjinë bllokuese të Kuvendit që ka zgjedhur Albin Kurti.
Sipas Gashit, kjo strategji nuk është e mirë dhe se nuk e nxjerrë vendin nga bllokada, transmeton lajmi.net
“Nuk e shoh se ka lëvizje sa i përket konstituimit të Kuvendit. Një strategji që e ka zgjedhur z.Kurti. Dorën në zemër nuk mendoj se është strategjia më e mirë. Nuk është që na nxjerrë nga bllokada për shkak të rrethanave të cilat janë.”, tha Gashi në kanal10./lajmi.net/