Analisti nga Shqipëria kritikon emërimin e Liburn Aliut në Portin e Durrësit, thotë se ai nuk di as not
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë për media ka zyrtarizuar emërimin e ish-ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, në krye të Portit të Durrësit. Megjithatë, një ditë para zyrtarizimit të këtij emërimi, analisti politik në Shqipëri, Fatmir Merkoçi, ishte mjaft kritik në qëndrimin e tij lidhur me vendosjen…
Lajme
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë për media ka zyrtarizuar emërimin e ish-ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, në krye të Portit të Durrësit.
Megjithatë, një ditë para zyrtarizimit të këtij emërimi, analisti politik në Shqipëri, Fatmir Merkoçi, ishte mjaft kritik në qëndrimin e tij lidhur me vendosjen e Aliut në këtë post.
Gjatë një emisioni televiziv në Shqipëri, Merkoçi deklaroi se Liburn Aliu “nuk e njeh terrenin”, duke shtuar se “ai nuk di asgjë”.
Ndryshe, ish-ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, ka folur pas zyrtarizmit të tij si drejtor i Portit të Durrësit, duke e cilësuar këtë si një detyrë të rëndësishme dhe sfiduese, që ka për synim modernizimin e portit më të madh në Shqipëri dhe rajon.
Videon e analistit mund ta gjeni duke klikuar këtu.