Analisti Deda kritikon votimin e heshtur të nënkryetarëve dhe marrëveshjet politike
Analisti dhe ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar me një postim kritik në Facebook pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit, ndërsa nënkryetarët u votuan në paketë, përfshirë edhe përfaqësuesin e Listës Serbe. Në postimin e tij, Deda e ka quajtur këtë konstituim “rekord”, duke theksuar se nxori në…
Lajme
Analisti dhe ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar me një postim kritik në Facebook pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit, ndërsa nënkryetarët u votuan në paketë, përfshirë edhe përfaqësuesin e Listës Serbe.
Në postimin e tij, Deda e ka quajtur këtë konstituim “rekord”, duke theksuar se nxori në pah humbjen e një viti të tërë politik gjatë vitit 2025. Ai shtoi se votimi i ndërsjellë i pozitës dhe opozitës, përfshirë Listën Serbe, u bë “pa zhurmë, pa propagandë, por me mirëkuptim”, duke e cilësuar këtë si një tregues të marrëveshjeve të heshtura politike.
Deda komentoi gjithashtu çështjen e deputetëve që, sipas tij, kanë marrë vota të vjedhura pa u ndëshkuar nga partitë e tyre. Ai shkroi:
“Me këtë konstituim rekord thua se po dalin disa fakte të pashmangshme për humbjen kot të gjithë vitit 2025 – Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, Lista Serbe me nënkryetar, të gjithë bashkë duke votu për njëri-tjetrin – pa zhurmë, pa propagandë, por me mirëkuptim. Përfshirë aty edhe deputetët me vota të vjedhura pa kurrfarë sanksioni nga partitë e tyre”. /Lajmi.net/