Analisti amerikan: Vizita e Kurtit në SHBA nuk ishte zyrtare, presidenti amerikan s’e takon askënd veç pse ka ardhur në SHBA
Analisti amerikan, Alon Ben Meir është shprehur nëpërmjet një postimi në Twitter se vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishte zyrtare.

Lajme
Sipas Ben Meir, presidenti i SHBA-ve nuk takohet me asnjë kryetar shteti vetëm pse kanë shkuar në SHBA, shkruan lajmi.net.
“Vizita e Kurtit në SHBA nuk ishte zyrtare. Presidenti amerikan nuk takohet me asnjë kryetar shteti vetëm sepse ata kanë ardhur në SHBA për çfarëdo qëllimi. Kështu, mostakimi me Presidentin iden nuk sugjeron se ai thjesht u shpërfill.”, shkruan Ben Meir.
#Kurti’s visit to the US was not official. The US president does not meet with any head of state only because they came to the US for whatever purpose. Thus, not meeting with President Biden does not suggest that he was simply ignored. pic.twitter.com/ijTcx4EzN1
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) June 6, 2022
Më tutje, Ben Meir shprehet se varet nga axhenda e Kurtit nëse ishte e nevojshme të qëndrojë për tri javë në SHBA dhe është e vështirë të vlerësohet tani nëse ishte e suksesshme ose jo.
“Nëse ishte e nevojshme që Kurti të qëndronte tre javë në SHBA, varet vërtetë nga axhenda e tij në radhë të parë. Është e vështirë të matet në këtë moment nëse vizita e kryeministrit të Kosovës Kurti në SHBA ishte e suksesshme apo jo. Nga këndvështrimi i tij, vizita ishte e suksesshme.”, shkruan ai.
Whether it was necessary for #Kurti to stay three weeks in the US depends really on what his agenda was in the first place. It is hard to gauge at this juncture if #Kosovo PM Kurti’s visit to the US was successful or not. From his perspective, the visit was a success.
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) June 6, 2022
Sipas Ben Meir Kurti është konsultuar me këshilltarët e tij dhe i ka caktuar të gjitha takimet në SHBA dhe kështu, Ben Meir duket se konkludon që Kurti nuk ka arritur të sigurojë takim me Bidenin.
“Supozoj që Kurti ka marrë parasysh kohën e vizitës së tij. Si rregull, dyshoj shumë nëse Kurti nuk do të konsultohej me këshilltarët për kohën e vizitës së tij dhe nëse ai kishte siguruar apo jo takimet e tij me zyrtarët e SHBA-së dhe drejtuesit e biznesit përpara se të niste vizitën e tij.”, shprehet ai. /Lajmi.net/
I assume that Kurti considered the timing of his visit. As a rule, I doubt it very much if #Kurti did not consult with advisors about the time of his visit and whether or not he had secured his meetings with #US officials and business leaders before he embarked on his visit.
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) June 6, 2022