Amir Rrahmani, një prej më të mirëve në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit
Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të madhe si mysafir në 1/8 e finales në UEFA Champions League kundër Eintracht Frankfurtit me rezultatin 0 me 2. Në këtë ndeshje luajti edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani – i cili sipas “sofascore” kap notën e lartë të paraqitjes deri në 7.6, shkruan Lajmi.net Rrahamni…
Sport
Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të madhe si mysafir në 1/8 e finales në UEFA Champions League kundër Eintracht Frankfurtit me rezultatin 0 me 2.
Në këtë ndeshje luajti edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani – i cili sipas “sofascore” kap notën e lartë të paraqitjes deri në 7.6, shkruan Lajmi.net
Rrahamni ishte lojtari i tretë me notën më të madhe në këtë ndeshje, i pasi ishte mbrojtësi Giovanni Lorenzo (8.6) dhe Min-jae Kim (8.4).
Ndeshja e kthimit në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ do të zhvillohet më 15 mars nga ora 21:00./Lajmi.net/