Amerika, vendi më mikpritës për mërgatën shqiptare?

Mbrëmë në “Rubikon” në Klan Kosova, u diskutua për mërgatën shqiptare, dhe sa dallojnë nga vendi ku jetojnë. Sipas mjekut shqiptar që jeton dhe vepron në Suedi, Rushit Arifit, integrimi i mërgatës shqiptare në këtë vend është më i lehtë. “Unë dallimin më të madh të diasporës së Suedisë me të tjerat, e vërejë tek…

Lajme

21/08/2025 08:15

Mbrëmë në “Rubikon” në Klan Kosova, u diskutua për mërgatën shqiptare, dhe sa dallojnë nga vendi ku jetojnë.

Sipas mjekut shqiptar që jeton dhe vepron në Suedi, Rushit Arifit, integrimi i mërgatës shqiptare në këtë vend është më i lehtë.

“Unë dallimin më të madh të diasporës së Suedisë me të tjerat, e vërejë tek gjenerata e dytë tek fëmijët që kanë lindë atje. Bindja jem personale, është se fëmijët që kanë lindur në Suedi e flasin gjuhën shqipe më mirë, se fëmijët shqiptarë në vendet tjera. Krejt kjo falë shkollimit, gjuha shqipe nuk është obligative por është lëndë shkollore në fillore, e cila llogaritet pastaj për poena për regjistrim në gjimnaz. Janë matematika, gjuha suedeze, anglishtja, fizikë, kimi edhe shqipja nëse don me zgjedhë. Kjo pastaj t`i ngritë poenët për regjistrim në gjimnaz. Në vend të gjuhëve të huaja e zgjedhin gjuhën shqipe se ua ngritë notën. Edhe mësuesit e shqipes janë të integruar në sistemin shkollimit suedez, janë të barabartë me suedezët”, tha Arifi .

E sipas shqiptaro-amerikanit, Naim Dedushaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë më mikpritësit për diasporën shqiptare.

Si përfaqësues i Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Amerikë, Dedushaj tha se shqiptarët në biznes janë superfuqi. Madje, ai tha se e kontrollojnë një shtet të rëndësishme në të paktën tri fusha.

“Nëse flasim për biznes shqiptarët në Amerikë kanë arritur një superfuqi. Vetëm në vitet e `90-ta deri më tani mund të flasim se Manhattan kontrollohet tërësisht nga shqiptarët, ndërtim e patundshmëri. New Yorku tërësisht përmes patundshmërisë, gastronomisë dhe ndërtimit. Këtë e ke 100%”, tha Dedushaj.

Nga ana tjetër, publicisti Pal Shtufi, i cili jeton në Zvicër për disa vite, foli rreth statusit të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.

“Statistikë të saktë nuk kam. Unë vet jam marrë me biznes një kohë të gjatë edhe e di që dikund 3-4 mijë shqiptarë janë milionerë, mos qofshin më shumë e po ju hy në hak se po flas me të dhënë të vjetra. Ata kryesisht janë gjenerata e re, gjenerata që prej çerdhes e deri në universitet e kanë përfunduar aty. Ata janë të pa zhurmshëm, vijnë këtu ju as që e vëreni, ata nuk bien në sy. Unë zakonisht e them bien në sy këtu do dhëndurë që na vijnë e nuk janë integruar shpejt atje, i blejnë do kerre të shtrenjta edhe i bëjnë do probleme”, tha Shtufi.