Amerika shkurton trupat ushtarake të stacionuara në Rumani
Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të zvogëlojnë numrin e trupave të stacionuara në krahun lindor të Evropës, përfshirë ushtarët që do të stacionoheshin në bazën ajrore “Mihail Kogalniceanu” të Rumanisë. Kështu tha të mërkurën ministria e mbrojtjes e Rumanisë. Kjo ministri tha se vendimi ishte i pritshëm duke pasur parasysh ndryshimet në prioritetet e…
Bota
Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të zvogëlojnë numrin e trupave të stacionuara në krahun lindor të Evropës, përfshirë ushtarët që do të stacionoheshin në bazën ajrore “Mihail Kogalniceanu” të Rumanisë.
Kështu tha të mërkurën ministria e mbrojtjes e Rumanisë.
Kjo ministri tha se vendimi ishte i pritshëm duke pasur parasysh ndryshimet në prioritetet e Uashingtonit dhe se afërsisht 1,000 trupa amerikane do të vazhdonin të stacionoheshin në Rumani. Ajo nuk specifikoi se sa trupa amerikane do të tërhiqen, raporton Reuters.
Aleatëve evropianë të Uashingtonit u është thënë më parë nga administrata e Presidentit Donald Trump se do të duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, ndërsa Shtetet e Bashkuara përqendrohen më shumë në kufijtë e tyre dhe rajonin Indo-Paqësor.
“Vendimi amerikan është të ndalojë rotacionin në Evropë të një brigade që kishte elementë në disa vende të NATO-s”, tha ministria e mbrojtjes.