Amerika i vendos tarifa prej 25% Indisë
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga India duke filluar nga 1 gushti. Ai tha se India, e cila ka ekonominë e pestë më të madhe në botë, do të përballet gjithashtu me një ndëshkim të paspecifikuar më 1…

Bota
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga India duke filluar nga 1 gushti.
Ai tha se India, e cila ka ekonominë e pestë më të madhe në botë, do të përballet gjithashtu me një ndëshkim të paspecifikuar më 1 gusht, por nuk dha detaje mbi shumën ose për çfarë shërbente, raporton Reuters, transmeton klankosova.tv.
“Ndërsa India është miku ynë, ne, gjatë viteve, kemi bërë relativisht pak biznes me ta sepse tarifat e tyre janë shumë të larta, ndër më të lartat në botë, dhe ata kanë barrierat tregtare jo-monetare më të vështira dhe të bezdisshme nga çdo vend”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.