AME jep udhëzime për qytetarët në rast tërmeti tjetër, jep detaje për këtë të fundit

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka thënë se sot rreth orës 22:05, Kosova përkatësisht Prizren-Shtërpcë, është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 sipash shkallës Rihter, respektivisht me intensitet VI ballë të shkallës së Merkalit. AME ka njoftuar se thellësia hipoqendrore ishte 5 km, epiqendra 23 km në lindje të Prizrenit dhe koordinatat gjeografike ishin 42.144; 20.985.…

Lajme

10/02/2026 23:39

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka thënë se sot rreth orës 22:05, Kosova përkatësisht Prizren-Shtërpcë, është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 sipash shkallës Rihter, respektivisht me intensitet VI ballë të shkallës së Merkalit.

AME ka njoftuar se thellësia hipoqendrore ishte 5 km, epiqendra 23 km në lindje të Prizrenit dhe koordinatat gjeografike ishin 42.144; 20.985.

“Tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në pjesë të ndryshme të Kosovës. Për shkak të forcës së tij, ky sizmicitet ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale të lehta. Njëkohësisht, kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit është zonë sizmogjene aktive, ashtu siç paraqitet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovën. Deri në këto momente, nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze apo persona të lënduar. Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi”, ka njoftuar AME.

Ata kanë dhënë edhe udhëzime për qytetarët:

  • Ruani qetësinë dhe informohuni vetëm nga burime zyrtare.
  • Në rast të lëkundjeve të tjera, qëndroni larg dritareve dhe objekteve që mund të bien dhe shkaktojne lendime.
  • Në ambiente të mbyllura, strehohuni nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës-shtyllave betoni.
  • Pas përfundimit të lëkundjeve, dilni me qetësi në hapësira të hapura.
  • Mos përdorni ashensorët dhe shmangni përdorimin e panevojshëm të automjeteve.
  • Kontrolloni me kujdes banesat për dëmtime eventuale dhe ndihmoni personat në nevojë.

Çdo informacion shtesë do të komunikohet në kohë reale përmes institucioneve zyrtare. Numrat emergjent :112 , 193 ose 192 jane ne dispozicionin tuaj 24/7. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: