Ambulanca viziton Plakollin para Teatrit Kombëtar (Foto)

Tash 24 orë, Sokol Plakolli vazhdon të qëndrojë pranë shkallëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

ShowBiz

05/01/2017 13:26

Greva e tij ka për qëllim pastrimin e TKK-së nga strukturat paralele të UDB-së të instaluara në Këshillin Drejtues dhe kthimin e vlerave kombëtare në Teatrin Kombëtar, shkruan lajmi.net.

Kërkesa e tij i është drejtuar Ministrit të Kulturës Kujtim Shala, gjithashtu kërkon shkarkimin e drejtorit gjeneral të TKK-së.

Sokol Plakolli ka paralajmëruar që do të qëndrojë i ulur në karrigen e vendosur para Teatrit Kombëtar, pa ushqim, pa pije, i zbathur, me gojë dhe me sy të mbyllur, por ka të drejtë të komunikojë me të tjerët.

Tash e sa orë ai vazhdon në të njëjtën mënyrë grevën, por siç duket dikush ka lajmëruar Ambulancën, shkruan lajmi.net.

Para pak çastesh, Plakolli ishte ‘LIVE’ në rrjetin e tij social Facebook.

“Ata po kërkojnë që unë me hi brenda në veturën e Ambulancës, por rregulli i grevës është kështu”, tha ai.

“Veç me ta mat tensionin, kurgjo ma shumë” dëgjohet tek i thotë një person nga ekipi i dërguar.

Sokoli pranon dhe i falemnderon për interesimin, por nuk futet brenda në veturë, pasi sipas tij kushtet që ai i ka paralajmëruar do t’i përmbajë.

“Iu them qytetarëve të Kosovës që po ndihem mirë, nuk e di sa do të zgjasë kështu me mua, por tani jam mirë, shëndeti është në pyetje, por kjo nuk varet prej meje”, tha ai.

“Jam shumë mirë fizikisht, edhe jam i gatshëm me vazhdu, por edhe nëse nuk jam mirë fizikisht jam i gatshëm me vazhdu grevën n’çdo mnyrë”, shtoi ai.

E ndërkaq, tensioni i tij në këto momente ishte 150 me 70. /Lajmi.net/

sdfds