Ambasadorja franceze interesohet për të kthyerit në Kosovë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, është takuar sot me ambasadoren e Francës në Kosovë Marisa Davijet, dhe ka biseduar me të në lidhje me aktivitetet aktuale të Ministrisë të cilën ai udhëheq, problemet me të cilat përballen të kthyerit, ku temë e veçantë ka qenë situata në Klinë, njoftoi MKK.

Lajme
Bashkëbiseduesit kanë diskutuar temën e kthimit të të zhvendosurve në Suharekë, fshatin Mushutisht dhe për çështjen e kthimit në lagjen Kroi i Vitakut, komuna e Mitrovicës së Veriut, dhe planet që lidhen me punën e Komisionit Ndërministrorë për kthim.
“Gjërat duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë dhe në Klinë nuk kemi problem që mund të quhet vetëm vepra penale, ky është një qëllim i qartë për të frikësuar të kthyerit në mënyrë që ata të dëbohen përsëri. Unë e mirëpres punën e Policisë së Kosovës, si dhe angazhimin e pushtetit lokal në Klinë, e cila kundërshton veprimet e tilla të grupeve të caktuara të njerëzve, por ne kemi nevojë për një mesazh të qartë dhe mbështetje nga ana e të gjithë përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë për këtë çështje”, ka thënë Jevtiq në bisedë me Davijet.
Në anën tjetër, ambasadorja e Francës ka theksuar si pozitive qasjen ndaj zgjidhjes së problemeve në Kroin e Vitakut dhe ne Suharekë. Ajo ka vlerësuar takimin e Jevtiqit me kryetaren e komunës së Gjakovës si shumë pozitiv, dhe se nga ai kane dalë mesazhet e mira dhe të qarta për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve rreth kthimit të serbëve në këtë qytet.
Davijet ka shprehur mbështetjen e plotë të Ambasadës së Francës në Kosovë në punën dhe aktivitetet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe ka vlerësuar si shumë pozitive të gjitha hapat e ndërmarrë nga ana e MKK-së nga emërimi i Ministrit Jevtiq, thuhet në njoftimin e MKK-së