Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubim të VV-së, Mehmetaj: I bindur që kanë me vjedh vota edhe në ambasada
Ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, është fotografuar duke marrë pjesë në tubim zgjedhor të Vetëvendosjes në Osllo. Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar për këtë duke u shpreh “i bindur” se Vetëvendosje “do të vjedh vota edhe në ambasada”. “More ketu eshte rrezik edhe vota ne ambasada. Jam krejtesisht i bindur qe ka me…
Lajme
Ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, është fotografuar duke marrë pjesë në tubim zgjedhor të Vetëvendosjes në Osllo.
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar për këtë duke u shpreh “i bindur” se Vetëvendosje “do të vjedh vota edhe në ambasada”.
“More ketu eshte rrezik edhe vota ne ambasada. Jam krejtesisht i bindur qe ka me u vjedhe vota prej VV-se edhe neper ambasada.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Ambasadorja e Kosoves ne Norvegji ne balle te tubimit te Vetevendosjes ne Osllo…
Paramendojeni, ambasadorja Nita Luci, merr pjese ne tubim elektoral te VV-se, si me qene militante partie.
Pastaj keta ankohen pse nuk po i lene me organizu votime neper lokale ne diaspore.
More ketu eshte rrezik edhe vota ne ambasada. Jam krejtesisht i bindur qe ka me u vjedhe vota prej VV-se edhe neper ambasada.
Nuk e kuptoj qetesine e partive te tjera ne kete situate. O njerez kuptojeni more qe keta vjedhin vota, vjedhin pare, vjedhin rryme, vjedhin gjethcka. Keta edhe njani tjetrin e vjedhin.