Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të interesuar që bizneset tona të vijnë në Kosovë
Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ka thënë se një nga pikat më të rëndësishme mes Kosovës e Izraelit janë marrëdhëniet ekonomike mes vendeve. Ziv tha se Izraeli bashkë me Kosovën kanë filluar të punojnë edhe më shumë në këtë drejtim, teksa përmendi vizitat e disa delegacioneve të bizneseve izraelite në Kosovë vitin që shkoi.…
Lajme
Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ka thënë se një nga pikat më të rëndësishme mes Kosovës e Izraelit janë marrëdhëniet ekonomike mes vendeve.
Ziv tha se Izraeli bashkë me Kosovën kanë filluar të punojnë edhe më shumë në këtë drejtim, teksa përmendi vizitat e disa delegacioneve të bizneseve izraelite në Kosovë vitin që shkoi.
“Dhe si rezultat i këtyre delegacioneve, bashkëpunimi i kompanive kosovare dhe izraelite veçse ka filluar dhe jemi të interesuar që një delegacion biznesesh izraelite të vijnë në Kosovë që të organizohen takime dhe të vazhdojmë të avancojmë shkëmbimin e ndërsjellë”, tha Ziv në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Më tej, ajo tha se ekonomitë e të dy vendeve nuk e njohin aq shumë njëra-tjetrën, teksa tha se komuniteti biznesor izraelit nuk ka shumë njohur për avantazhet e ekonomisë kosovare.
“Mendoj që ka shumë fusha që mund të jenë të interesit të përbashkët për të dy vendet, siç është energjia e ripërtitshme”, tha ajo