Ambasadorja e Izraelit e falënderon Kurtin për mbështetjen, madje në gjuhë shqipe

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ka falënderuar për mbështetje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Zvi falënderimin e bëri në gjuhë shqipe. “Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z. Albin Kurti”, ka shkruar ajo në X. Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka dënuar sulmin e Iranit ndaj…

Lajme

02/10/2024 10:05

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ka falënderuar për mbështetje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zvi falënderimin e bëri në gjuhë shqipe.

“Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z. Albin Kurti”, ka shkruar ajo në X.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, në të cilin tha se janë lëshuar rreth 200 raketa.

Kurti u shpreh se mbështesin përpjekjet për arritjen e një armëpushim të menjëhershëm./Lajmi.net/