Ambasadorit amerikan tash i bie ndërmend të reagojë për vezët ndaj Hotit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar që në vend të veprimeve me hedhje të vezëve si rasti i pardjeshëm mbi zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti të përdoret komunikimi.

Lajme

24/02/2020 19:35

“Nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës, qoftë mjeti i dhunës i zgjedhur, armë, gaz apo vezë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Kjo punë nuk është shaka dhe ata të cilët shkaktojnë apo nxisin dhunë duhet ta kenë parasysh që e dëmtojnë reputacionin e Kosovës”.

“Dhe “për ata që e bëjnë këtë” s’ka falje. Respektojeni demokracinë. Flisni me njëri-tjetrin”. /Lajmi.net/