Ambasadori zviceran sulmon sërish Qeverinë: Pse të marrin para veteranët e rrejshëm

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me donatorë të ndryshëm, të cilët mblidhen çdo vit për të shikuar projektet kosovare.

Lajme

17/04/2019 12:08

Të pranishëm në këtë takim ka pasur edhe ambasadorë të vendeve të BE-së në Kosovë, teksa aty nuk ka munguar as ai zviceran, Jean Humber Lebet, transmeton lajmi.net.

Ai e ka hapur përsëri temën e veteranëve të rrejshëm dhe mjeteve që po shpenzohen për ta.

“Ne si Zvicër e dijmë dhe falenderojmë veteranët për sakrificë në bazë të cilëve Kosova është e lirë, por pse edhe ata qe nuk janë veteranë te marrim para?”, ka thënë Lebet.

Haradinaj nuk la pa u kritikuar as nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Ajo rikujtoi rastin e emërimit të Naser Shalës, për të cilin rast patën reaguar edhe ambasadorët të shteteve më të fuqishme në Kosovë.

Pas kësaj, Haradinaj ka lëshuar mbledhjen me donator, për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit. /Lajmi.net/