Ambasadori Zemaj njofton për një takim të rëndësishëm më shefin e NATO-s, u diskutua për Kosovën
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka bërë të ditur se ka marrur pjesë në takimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me Anëtarët e AFET dhe SEDE tê Parlamentit Evropian, si dhe me Delegacionin për marrëdhënie me Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Zemaj, përmes një postimi në Facebook njoftoi…
Lajme
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka bërë të ditur se ka marrur pjesë në takimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me Anëtarët e AFET dhe SEDE tê Parlamentit Evropian, si dhe me Delegacionin për marrëdhënie me Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Zemaj, përmes një postimi në Facebook njoftoi se në këtë takim u u diskutua bashkëpunimin BE-NATO, përpjekjet për të forcuar mbrojtjen e NATO-s, gjithashtu edhe rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe të Kosovës.
“Kënaqësi të marrë pjesë në shkëmbimin e sotëm të parë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me Anëtarët e AFET dhe SEDE të Parlamentit Evropian, si dhe me Delegacionin për marrëdhënie me Asamblenë Parlamentare të NATO-s (DNAT).
Temat në diskutimin e sotëm përfshinë bashkëpunimin BE-NATO, përpjekjet për të forcuar mbrojtjen e NATO-s, luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat e saj për marrëdhëniet transatlantike, si dhe kërcënime të tjera rajonale dhe globale të sigurisë dhe sfida të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe të Kosovës”, ka shkruar Zemaj.