Ambasadori në largim i Gjermanisë: Do ta mbaj gjithmonë në zemër këtë përvojë dhe do të mbetem i lidhur me Kosovën
Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përmbyllur zyrtarisht mandatin e tij pesëvjeçar, duke shprehur mirënjohjen e thellë për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë qëndrimit të tij në vend. Ambasadori shprehu vlerësimin e tij të thellë për mbështetin që mori dhe lidhjet që ndërtoi gjatë këtyre viteve në Kosovë. “Mirënjohës për pesë vitet…

Lajme
Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përmbyllur zyrtarisht mandatin e tij pesëvjeçar, duke shprehur mirënjohjen e thellë për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë qëndrimit të tij në vend.
Ambasadori shprehu vlerësimin e tij të thellë për mbështetin që mori dhe lidhjet që ndërtoi gjatë këtyre viteve në Kosovë.
“Mirënjohës për pesë vitet kuptimplote, Ambasadori Jörn Rohde shprehu vlerësimin e tij të thellë për mbështetjen që mori dhe lidhjet që u ndërtuan gjatë viteve të kaluara në një pritje në rezidencë të mërkurën. Si e ftuar speciale, Presidentja Vjosa Osmani theksoi gjithashtu lidhjen e fortë që u krijua dhe marrëdhënien e ngushtë që Gjermania dhe Kosova kanë thelluar gjatë viteve të kaluara”,thuhet në njoftim.
“Jam thellësisht mirënjohës për pesë vite kuptimplota në Kosovë. Do ta mbaj gjithmonë në zemër këtë përvojë dhe do të mbetem i lidhur me këtë vend”,shtoi ambasadori.
Të pranishëm në ngjarje ishin figura të shumta nga jeta politike dhe diplomatike, përfshirë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe ndikimin pozitiv që ka pasur Ambasadori Rohde në forcimin e këtyre lidhjeve.
“Ambasadori Rohde nuk ishte vetëm një përfaqësues diplomatik, por një mik i vërtetë i Kosovës,” tha Presidentja Osmani.
Në fjalimin e tij, Rohde përmendi me emocion mikpritjen e popullit kosovar, pasionin për ecjen në male dhe lojërat futbollistike me kolegë dhe miq. Ai përmendi gjithashtu fitoren e fundit të ekipit kombëtar të Kosovës kundër Suedisë, duke theksuar pjesëmarrjen e lojtarëve të lindur në Gjermani si simbol i lidhjes së dy vendeve.
Ambasadori gjithashtu vlerësoi liberalizimin e vizave në vitin 2024 si një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian, duke përmendur me krenari rolin e diasporës kosovare në Gjermani, nga sipërmarrësit te artistët dhe politikanët, si ura të forta bashkëpunimi mes dy shteteve./Lajmi.net/