Ambasadori Miftari takohet me Papa Leo XIV: “E luta Atin e Shenjtë që të vazhdojë të kujdeset për popullin e Kosovës”
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, është pritur në një takim nga Ati i Shenjtë, Papa Leo XIV. Në njoftimin e tij, ambasadori Miftari ka bërë të ditur se me Papën ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë, e cila është përqendruar në besimin, dashurinë dhe vlerat humane që bashkojnë popujt,…
Lajme
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, është pritur në një takim nga Ati i Shenjtë, Papa Leo XIV.
Në njoftimin e tij, ambasadori Miftari ka bërë të ditur se me Papën ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë, e cila është përqendruar në besimin, dashurinë dhe vlerat humane që bashkojnë popujt, transmeton lajmi.net.
“Pata nderin ta takoja Atin e Shenjtë, Papë Leon XIV, me të cilin zhvilluam një bisedë të ngrohtë mbi besimin e dashurinë për vlerat humane,” ka shkruar Miftari.
Gjatë takimit, ambasadori i ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e thellë të popullit të Kosovës për Selinë e Shenjtë dhe ka kërkuar që Papa të vazhdojë të kujdeset për popullin e Kosovës.
Në shenjë simbolike, Miftari i dhuroi Papës një kryq në filigran, që përfaqëson sakrificën e popullit të Kosovës për lirinë, paqen dhe besimin. Sipas tij, ky dhuratë u kthye në bekim të Shenjtërisë së Tij për popullin e Kosovës./lajmi.net/