Ambasadori Lu: PD të ndërpresë bojkotin dhe të votojë komisionet e Vettingut
Partia Demokratike duhet ti rikthehet menjëherë jetës parlamentare dhe të votojë Komisionet e vettingut.

Lajme
Ka qenë kjo kërkesa e artikuluar nga Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë një dreke pune me gazetarë të njohur në vend.
Lu ka deklaruar se mbështet protestat, por jo bojkotin e parlamentit, përcjell Ora News.
Ambasadori amerikan është shprehur se bojkoti bllokon reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.
Ai ka apeluar palët të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje por pa penguar proçesin e vettingut për të cilin është votuar në ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut.
“SHBA mbështet kërkesën për zgjedhje të lira për dekriminalizimin dhe për lirinë e shtypit por këto çështje të mos lidhen me zbatimin e reformës në drejtësi dhe proçesin e vettingut”,- ka thënë më tej Lu.