Ambasadori Kosnett: Prioritete për Kosovën janë edukimi dhe rinia

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se prioritete për Kosovën duhet të jenë edukimi dhe rinia.

Lajme

25/09/2019 20:54

Kosnett ka thënë kështu përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“I lumtur të shoh industrinë e filmit dhe studentët që bashkëpunojnë gjatë shfaqjes së filmave nga projekti i Qendrës Kinematografike Kosovare. Edukimi dhe rinia janë prioritete për Kosovën, kjo është një mënyrë për të inspiruar të rinjtë gjatë rritjes së industrisë së filmit”