Ambasadori kanadez dhe Ambasadorja Kadare përkrahin Selimin
Një ditë pas sulmit ndaj zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Besiana Kadare, që është njëherësh e bija e shkrimtarit të njohur botëror, Ismail Kadare, ka postuar mesazh në rrjetin social Twitter duke i dhënë përkrahje zëvendësministrit Selimi.

Lajme
Kadare ka shkruar se “puna që po bën për Kosovën në arenën ndërkombëtare është zëdhënësja më e mirë e punës së Selimit.”
Edhe ambasadori i Kanadasë, Daniel Maksymiuk, i cili mbulon Kosovës nga Zagrebi, ka quajtur sulmin e aktivistëve të Vetëvendosjes si “të turpshëm”, duke postuar një fotografi me zëvendësministrin Selimi duke thënë se ishte “shumë mirë që takova Petritin në zyrën e tij, duke punuar dhe të palëkundur nga sulmi i turpshëm kundër tij”.