Ambasadori italian në takim me Kurtin dhe Konjufcën, kërkon që institucionet të formohen pa ndonjë vonesë
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka vizituar sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, pas fitores së tij në zgjedhje te 14 shkurtit.

Lajme
Në këtë takim përpos Kurtit i pranishëm ishte edhe zyrtari i Vetëvendsojes, Glauk Konjufca.
Në njoftimin e VV-së u theksua se ambasadori Orlando e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhje, duke shprehur dëshirën e tij që institucionet e reja të formohen pa ndonjë vonesë, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu u theksua se Orlando ka ofruar gatishmërinë për të ndihmuar në këto fusha dhe u dakorduan që t’i qëndrojnë mundësisë së bashkëpunimit në projekte konkrete që kanë të bëjnë me shtetndërtimin demokratik.
Postimi i plotë:
Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando, të shoqëruar nga zyrtarja për media, znj. Arjeta Halilaj, i priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Glauk Konjufca dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.
Ambasadori, z. Orlando e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhje, dhe shprehu dëshirën e tij që institucionet e reja të formohen pa ndonjë vonesë. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin, dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt. Ai po ashtu e njoftoi ambasadorin italian për prioritetet e qeverisë së re që lidhen me drejtësinë, punësimin dhe sigurisht pandeminë. Z. Orlando ofroi gatishmërinë për të ndihmuar në këto fusha, dhe bashkë me z. Kurti u dakorduan t’i qëndrojnë mundësisë së bashkëpunimit në projekte konkrete që kanë të bëjnë me shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend./Lajmi.net/