Ambasadori i ShBA-ve në NATO, Whitaker viziton Kosovën, pritet nga Prattipati në ambasadën amerikane – theksohet roli i Kosovës në sigurinë globale

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, gjatë vizitës së këtij të fundit në vend. Takimi u mbajt në ambientet e Ambasadës amerikane në Prishtinë dhe u fokusua në çështje që lidhen me bashkëpunimin në fushën…

Lajme

21/04/2026 14:01

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, gjatë vizitës së këtij të fundit në vend.

Takimi u mbajt në ambientet e Ambasadës amerikane në Prishtinë dhe u fokusua në çështje që lidhen me bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si dhe angazhimin e Kosovës në kontekstin rajonal dhe më gjerë, transmeton lajmi.net.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, ka kënaqësinë të mirëpresë Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara në NATO, Ambasadorin Matthew Whitaker, në Ambasadën e SHBA-së gjatë vizitës së tij në Kosovë. Kjo vizitë është një mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në kontributin ndaj prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së SHBA-së”, thuhet në njoftim./lajmi.net/