Ambasadori i ri gjerman: Jam optimist se në Kosovë do të ketë shpejt një qeveri me të cilën mund të bashkëpunojmë
Ambasadori i sapo emëruar gjerman në Prishtinë, Ranier Rudolph, është shprehur optimist se Kosova shumë shpejt do të formojë qeverinë e re me të cilën mund të bashkëpunojnë. Me rastin e pritjes për shënimin “Ditës së Bashkimit Gjerman”, diplomati gjerman, nënvizoi se shteti i tij është dhe do të mbetet mik dhe partner i fortë…

Lajme
Ambasadori i sapo emëruar gjerman në Prishtinë, Ranier Rudolph, është shprehur optimist se Kosova shumë shpejt do të formojë qeverinë e re me të cilën mund të bashkëpunojnë.
Me rastin e pritjes për shënimin “Ditës së Bashkimit Gjerman”, diplomati gjerman, nënvizoi se shteti i tij është dhe do të mbetet mik dhe partner i fortë i Kosovës, raporton KosovaPress.
“Këtu në Kosovë, jam optimist që shumë shpejt do të ketë një qeveri, e cila do të jetë plotësisht e mandatuar si partner me të cilin qeveria jonë mund të bashkëpunojë”, theksoi ai.
Diplomati gjerman ritheksoi mbështetjen karshi ambicies evropiane të Kosovës si dhe integrimin e saj ndërkombëtarë.