Ambasadori i ri amerikan arrin në Beograd
Ka mbërritur në Beograd ambasadori i ri amerikan, Anthony Godfrey.
Lajme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, ka bërë të ditur se ka arritur në Beograd ambasadori i ri amerikan, Anthony Godfrey.
Kjo gjë u bë e ditur përmes llogarisë zyrtare të ambasadës amerikane në Serbi në rrjetin social Twitter, transmeton lajmi.net.
Në këtë llogari zyrtare të ambasadës amerikane janë publikuar edhe fotografi nga momenti i arritjes së ambasadorit Godfrey dhe bashkëshortes së tij në Aeroportin “Nikolla Teslla”.
Madje, në këto foto është kërkuar edhe ndihma e qytetarëve për të marrë mendim se çfarë vende mund t’i vizitojë ambasadori Godfrey në dy ditët e ardhshme. /Lajmi.net/.
Dobrodošli u Srbiju! Novi @USAmbSerbia i njegova supruga stigli su u Beograd! Pred njima je pravo miholjsko leto i slobodan vikend za upoznavanje grada! Šta im preporučujete za upoznavanje novog doma? Njihove prve dane u Beogradu delićemo sa vama na društvenim mrežama! pic.twitter.com/QsNBe9z6BI
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) October 23, 2019