Ambasadori i OSBE-së në Kosovë përgëzon KQZ-në dhe uron Kurtin pas zgjedhjeve
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka reaguar pas zgjedhjeve të mbajtura në vend, duke vlerësuar procesin zgjedhor dhe rezultatet e dalura nga votimi. Në një postim të tij, McGurk ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizimin e një procesi që e ka cilësuar si të suksesshëm. Ai gjithashtu ka uruar liderin…
Lajme
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka reaguar pas zgjedhjeve të mbajtura në vend, duke vlerësuar procesin zgjedhor dhe rezultatet e dalura nga votimi.
Në një postim të tij, McGurk ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizimin e një procesi që e ka cilësuar si të suksesshëm. Ai gjithashtu ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për rezultatin e arritur nga partia e tij në këto zgjedhje.
“E përgëzoj KQZ-në për organizimin e një tjetër procesi zgjedhor të suksesshëm dhe Albin Kurtin për rezultatin e partisë së tij. Votuesit kanë folur; tani përgjegjësia u takon atyre që janë zgjedhur”, ka shkruar McGurk.
Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për formimin në kohë të institucioneve të reja dhe ka bërë thirrje që zgjedhja e presidentit të bëhet përmes dialogut dhe kompromisit politik.
OSBE, sipas tij, mbetet e përkushtuar për të mbështetur proceset demokratike dhe stabilitetin institucional në Kosovë. /Lajmi.net/
I congratulate @KQZKosova for delivering another successful election and @albinkurti on his party’s result. Voters have spoken; responsibility now lies with those elected. @OSCEKosovo urges timely formation of institutions, election of President through dialogue and compromise.
— Ambassador Gerard McGurk (@OSCEKosovo_HoM) June 9, 2026