Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE: Serbia t’i ndihmojë hetimet për Ibër-Lepenc
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, në mbledhjen e mbajtur në Vjenë gjithashtu ka folur edhe për sulmin e Banjskës dhe sulmet ndaj trupave të KFOR-it. Ai i ka bërë thirrje Serbisë për të bashkëpunuar në përpjekjet për të mbajtur përgjegjës autorët dhe gjithashtu që të përmbush premtimin për të bashkëpunuar në…

Lajme
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, në mbledhjen e mbajtur në Vjenë gjithashtu ka folur edhe për sulmin e Banjskës dhe sulmet ndaj trupave të KFOR-it.
Ai i ka bërë thirrje Serbisë për të bashkëpunuar në përpjekjet për të mbajtur përgjegjës autorët dhe gjithashtu që të përmbush premtimin për të bashkëpunuar në hetimin për sulmin në Ibër-Lepenc.
“Mbretëria e Bashkuar gjithashtu nënvizon rëndësinë e sigurimit të drejtësisë dhe llogaridhënies për të gjitha aktet e dhunës. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë të bashkëpunojë plotësisht në përpjekjet për të mbajtur para përgjegjësisë ata që janë përgjegjës për sulmet e vitit 2023 ndaj trupave të KFOR-it dhe në Banjska, dhe të përmbushë premtimin e saj për të bashkëpunuar në hetimin e sulmit në Kanalin Ibër-Lepenc”, ka deklaruar ai.