Ambasadori i Francës vendos lule në Reçak, përkujton 45 viktimat dhe mbështet progresin e Kosovës

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka vendosur lule në Reçak për të nderuar 45 civilët e pafajshëm që u vranë 27 vjet më parë. “Këtu, si kudo tjetër, Franca lufton kundër pandëshkueshmërisë”, thuhet në postimin e Ambasadës së Francës në Facebook, raporton lajmi.net Ndërkohë, Guerot ka ndarë përshtypjet e tij edhe në platformën…

Lajme

15/01/2026 14:38

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka vendosur lule në Reçak për të nderuar 45 civilët e pafajshëm që u vranë 27 vjet më parë.

“Këtu, si kudo tjetër, Franca lufton kundër pandëshkueshmërisë”, thuhet në postimin e Ambasadës së Francës në Facebook, raporton lajmi.net

Ndërkohë, Guerot ka ndarë përshtypjet e tij edhe në platformën “X”, duke folur për ceremoninë e homazheve në varrezat e Reçakut dhe për progresin që ka arritur Kosova që nga paslufta.

“Ceremoni prekëse në Reçak, ku autoritetet dhe qytetarët e Kosovës kujtojnë masakrën e tmerrshme të vitit 1999. Është mahnitëse të shihet se sa është zhvilluar Kosova që nga atëherë. Franca është e gatshme të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Guerot./Lajmi.net/